DETAJE TË REJA nga ngjarja në Durrës, i mituri mori makinën me qera nga kushëriri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 17:49
Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.
Mësohet se adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacon paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.
