Makina e g*diti në rrugë, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 19:07
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec.
Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në spitalin e Korçës.
Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin.
