Makina lëndon këmbësorin në Bulgarec të Korçës, shoferi largohet nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 18:26
Aksident në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, një mjet dyshohet se ka përplasur një këmbësor, i cili po transportohet në spitalin e Korçës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo gjendja e personit të dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e situatës.
Drejtuesi i automjetit që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin.
