Mashtrimet me vizat/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Shmangni konsulencat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave!
Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza amerikane. Në një video të publikuar në rrjetin social X, ambasada thekson se duhet të shmangin konsulancat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.
Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet – ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: ">https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders“, thuhet në reagimin e ambasadës.
Do not trust anyone who promises to help you get a U.S. visa in exchange for money. Visa consultancies are mainly concerned with making money, NOT providing you with good advice. If they fill out your application incorrectly or with false information, YOU are responsible. Your… pic.twitter.com/MYsrHQFB3R
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) April 6, 2025

