Rumano: Kompania e ka konfirmuar praninë e salmonelës dhe e ka tërhequr mishin nga tregu

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Gentjan Rumano, Avokat i AMG sh.p.k. tha se produkti me salmonelë u konfirmua dhe është tërhequr i gjithi nga tregu dhe kompania ka marrë masat qysh në datë 22 mars që të kthehej në shoqëri.

Rumano: Shoqëria ka bërë njoftimet pas njoftimit që ka ardhur nga AKU-ja për analizat. Produkti u konfirmua dhe është tërhequr i gjithi nga tregu dhe kompania ka marrë masat qysh në datë 22 mars që të kthehej në shoqëri.

Problematika qëndron me fillimin e kontrollit që është bërë në Durrës në datë 11 mars. Qysh kur është marrë mostra ku dhe sipas formularit janë rubrikat kryesore që përcaktojnë kontrollin e dokumentacionit dhe standardin e produktin dhe kanë qenë të kënaqshme.