39 vullnetarë të Korpusit të Paqes me mision 2 vjeçar në Shqipëri. Vanhorn: Forcim i marrëdhënieve mes vendeve tona

Një grup prej 39 vullnetarësh të Korpusit të Paqes kanë ardhur në Shqipëri për të shërbyer për një periudhë dyvjeçare në sektorë të ndryshëm. Në një ceremoni solemne, vullnetarët bënë betimin para të ftuarve të shumtë, përfshirë përfaqësuesen e SHBA-së në Shqipëri, zonjën Nancy Vanhorn e cila  theksoi rëndësinë e punës së vullnetarëve në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke i konsideruar ata si ura lidhëse për të avancuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes dy vendeve.

Ky është Bërk një nga 39 vullnetaret e Korpusit të Paqes që do të shërbejnë për dy vite si vullnetarë në vendin tonë

23-vjeçari thotë se është i lumtur dhe se gjatë kohës së trajnimit ka mbetur i mahnitur nga mikpritja e vendit tonë.

39 vullnetarët të cilët do të shërbejnë në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe por dhe sektorë të tjerë bënë betimin këtë të premte.

E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë dhe drejtorja e Korpusit të Paqes në Shqipëri e Mal të Zi, ishin mes të pranishmëve në ceremoni

Nancy Vanhorn tha se  vullnetarët të cilët do të punojnë çdo ditë në Shqipëri do të kenë mundësi që të thellojnë akoma më shumë marrëdhëniet që është me rëndësi…

Të veshur me kostumet tradicionale, vullnetarët e korpusit të paqes kërcyen e në ritmet e këngëve dhe valleve popullore, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për kulturën e vendit ku kanë ardhur të shërbejnë!