Makina del nga rruga e përfundon në kanal në Milot-Laç! Lëndohet shoferi dhe pasagjerët

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.