Mishi me salmonelë/ Zusi: Gjëja e mirë në këtë histori që nuk kemi pasur sëmundje në popullatë

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Alban Zusi, Drejtor i AFI tha se lajmi i mirë është se kemi mbi një javë që flasim për këtë gjë, por nuk kemi asnjë raport për sëmundje të qytetarëve nga ISHP-ja dhe spitalet.

Zusi: Lajmi i mirë është se kemi mbi një javë që flasim për këtë gjë, por nuk kemi asnjë raport për sëmundje të qytetarëve nga ISHP-ja dhe spitalet. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Kjo do të thotë se masat e marra kanë funksionuar dhe alerti ka qenë i duhur.

Gjendje e dytë që do të doja të thoja është ne me këtë që kemi bërë kemi shpëtuar konsumatorin, por duhet vlerësuar se kemi bërë dëme me biznesin sepse me kanë ardhur disa mesazhe nga aktorë të sektorëve të mishit që të mbyllet kjo histori sepse kanë rënë shitjet.