Gjykata e Lartë nuk bën “prapa” ndaj Mario Përlleshajt, adoleshenti që i mori jetën Martin Canit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 11:00
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj për masën e sigurisë arrest me burg.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim – i mituri në konflikt me ligjin M. P., kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”
15-vjeçari Përlleshaj që mbahet në Institutin e të Miturve në Kavajë kërkonte një masë më të butë sigurie.
Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do i ulte 1/3 e masës së dënimit.


