Seferi: Kandidoj për koalicionin Euroatlantik për qarkun e Tiranës, vendi meriton më shumë, votoni nr. 4!
Lulzim Basha ka prezantuar në njësinë 8 kandidatin e koalicionit Euro Atlantik për Qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferin.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij ka vlerësuar qëndrimet që janë mbajtur nga personat që i janë bashkuar grupimit të tyre politik. Për kandidatin Seferi, futja në garë për deputet është një mision.
Gjatë takimit të zhvilluar me banorë të njësisë 8 në Tiranë, fjalën e morën edhe disa qytetarë, të cilët vlerësuan kontributin e dhënë nga kandidati Seferi ndër vite
Ndërsa vetë Lulzim Basha e cilësoi si një njeri të drejtë dhe u bëri thirrje të pranishmëve që është koha që ata të ecin përballë Pëllumb Seferit.
Seferi: Kandidat për deputet i koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës. Jam lindur dhe rritur në njësinë 8. Studimet i kam kryer në Drejtësi dhe kam ushtruar profesionin e avokatit. Zoti ka dashur që sipërmarrjet private të kenë pasur sukses. Në politikë janë përfshirë qysh në ditët e para si një zë i atyre që kërkuan ndryshimin e sistemit. Angazhimi im këtë herë ka ardhur për çdokënd që është kundër gjuhën së urrejtjes dhe për ndryshimin e politikës. Në emër të Zotit, kombit dhe familjes mendoj se Shqipëria meriton më shumë, votoni nr. 4!
