VIDEO/ Humbja e Margarita Xhepës, Zamira Kita dhe Robert Budina rrëfejnë marrëdhënien e tyre me aktoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 23:58
Humbja e Margarita Xhepës ka trishtuar mbarë skenën artistike.
Në një reagim për Syri TV, aktorja Zamira Kita e cilësoi ndarjen nga jeta të Xhepës si një humbje të madhe, duke theksuar se ajo ishte një figurë e rrallë dhe një udhërrëfyese për artistët e rinj.
Kita tha se kishte pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me aktoren dhe shumë kujtime të vyera.
Regjisori Robert Budina e vlerësoi Xhepën si një institucion të kulturës, duke theksuar se trashëgimia e saj e pasur duhet të vijojë të frymëzojë artin shqiptar.
