Çmimi ''Kadare'' për ''Ata që Mbijetuan''/ Autori Armand Bora: Drama si gjini letrare ka nevojë për mbështetje

Çmimi “Kadare” iu akordua për herë të parë një drame, duke shpallur fitues Armand Borën me veprën “Ata që mbijetuan”, e cila trajton pasojat e komunizmit në shoqërinë shqiptare.

Për herë të parë në historinë e tij, “Çmimi Kadare” i është akorduar një drame.

Fituesi i edicionit të 11-të është dramaturgu Armand Bora me veprën “Ata që mbijetuan”.

Një dramë që sjell periudhën e komunizmit dhe pasojat e tij në shoqërinë shqiptare.

Henri Çili, vlerësoi kontributin e këtyre veprave në letërsinë shqiptare.

Armand Bora, autori i veprës vuri në dukje se drama si gjini letrare ka nevojë për mbështetje, duke nënvizuar mungesën e teatrove në vend.

Dramaturgu  paralajmëroi rrezikun e romantizimit të periudhës komuniste nga brezat e rinj.

Vepra e tij “Ata që mbijetuan”, sjell në skenë qytetarë të cilët nuk kishin asgjë kundër regjimit, por përballen me një sistem i cili nuk i lejonte ata të kishin një jetë normale.