Xhelili: Rruga ime në teatër dhe ndikimi i Gjergj Vlashit në shfaqjen 'Vr*sje në vjeshtë'"
Për të folur më shumë për një shfaqje vërtetë shumë të bukur me titullin "Vrasje në vjeshte", ishte i ftuar në emisionin e "Ora e Betit", një prej aktorëve, Met Xhelili.
" Unë e kam nisur rrugën e teatrit me pasionin për tu bërë aktor dhe në shkollë kur jam futur në konkurs, atëhere ka qenë konkursi për aktor dhe e kam fituar si aktor.
Vitin e parë e kam bërë si aktor dhe vitin e dytë është formuar dega e regjisë për herë të parë në mënyrë të rregullt dhe një pjesë e grupit të aktorëve ka kaluar në kursin e regjisë.
Dashuria mbetet, dashuria e parë nuk harrohet asnjëherë.
Së pari, dua të them që romani është botuar pas viteve 90 dhe duhet të themi që Gjergj Vlashi ka qenë një intelektual dhe ka lënë vërtetë një trashëgimi shumë të pasur.
Romani "Njeriu i netëve të vjeshtës" është një roman i shkruar nga ky personalitet që ka pasur prirje shumë europianiste", u shpreh ndër të tjera Xhelili.