Tarifa për miqtë e armiqtë/ Bilalli: Masat reciproke, mund të mos jenë efikase as për SHBA

Diplomati, Lutfi Bilalli në një intervistë në Ora News u shpreh se tarifat e Trump në aspektin global nuk do jenë të lehta as për ekonominë amerikane.

Bilalli: Është një luftë e tarifave doganore apo siç jemi mësuar tani ta quajmë edhe luftë tregtare.

Kryesisht ndaj kinezëve por hiq më pak edhe ndaj europianëve.

Besoj se neve na ka amnistuar disi mund të them me tarifën 10%.

Me siguri do të jetë edhe një goditje për ekonominë shqiptare.

Mendoj se në aspektin global tërë këto masa shihet që edhe për ekonominë amerikane nuk do jetë e lehtë.

Tani priten masa reciproke.