Çmimi i naftës bie pas tarifave të Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 17:04
Çmimet e naftës sot regjistruan rënie, një ditë pas ofensivës masive tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump.
Tregjet financiare kanë regjistruar një frikë nga pasojat për rritjen ekonomike globale që mund të rëndojnë ndjeshëm kërkesën, përveç njoftimit të OPEC-ut për një rritje më të mprehtë se sa pritej në prodhimin e tij.
Sot në Paris çmimi i një fuçie ”West Texas Intermediate”, standardi amerikan, për dërgesë në maj, ra me 5,15% në 68,02 dollarë.
Çmimi i një fuçie nafte ”Brent” të Detit të Veriut për dorëzimin e qershorit ra me 4,78% në 71,37 dollarë.