Fati tragjik i Ilaria Sulës, reagon gjyshi i 22-vjeçares: U takuam për herë të fundit për vit të ri

Vrasja e 22-vjeccares Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj në Itali ka tronditur familjarët dhe jo vetëm.

Gjyshi i 22-vjeçares  ka treguar dhe herën e fundit që ka komunikuar me mbesën.

Gjendja e familjarëve nuk është e mirë. Telefoni i Ilarias tani e ka policia. Unë kam 1 javë që nuk kam komunikuar as me djalin dhe as me nusen.

Për herë të fundit me Ilarian u takuam për Vit të Ri. Kur kisha ditëlindjen në korrik u mblodhëm të gjithë, ajo ishte kënaqësia ime, ishim të gjithë.

Ishte studente e mirë dhe kishte një marrëdhënie të mirë me shoqërinë. Me ne nuk ishte hapur të na tregonte që kishte një të dashur”, tha ai në News24.