Trump e krahason SHBA-në me një pacient: Po shërohet dhe do të dalë më i fortë se kurrë!

Presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në Truth Social ka bërë një krahasim të SHBA-së si pacient pas ndryshimeve të mëdha që ka bërë që nga janari kur mori detyrën për herë të dytë.

Në mesazhin e tij, presidenti amerikan e krahason vendin me një pacient që doli i gjallë nga një operacion i vështirë dhe tani është në fazën e rikuperimit.

"Operacioni ka përfunduar!" Pacienti ka jetuar dhe po shërohet. Prognoza është se pacienti do të bëhet shumë më i fortë, më i madh, më i mirë dhe më elastik se kurrë”, ka shkruar ai në mënyrë duke dërguar mesazhin e tij të optimizmit për SHBA-në.

Ai e përfundoi postimin me sloganin e tij të njohur: "Make America Great Again".