Fraza e Endrick që po magjeps tifozët e Real Madridit: Unë jam askushi...
Endrick e ndërroi Palmeirasin me Real Madridin në verën e vitit të kaluar, pasi mbërriti në Santiago Bernabéu si një nga shpresat më të ndritura në futbollin brazilian.
Megjithatë, sulmuesi 18-vjeçar ka luajtur vetëm 562 minuta për merengët që atëherë, një skenar që... nuk e shqetëson.
Duke folur për shtypin spanjol pas ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad, të cilën bardhezinjtë e fituan në kohën shtesë, i riu pranoi se luan me "katër sulmuesit më të mirë në botë" dhe se, për këtë arsye, ai e kupton pse Carlo Ancelotti e lë atë në stol.
“Ju e dini se kush është këtu (te Real Madridi), unë luaj me katër sulmuesit më të mirë në botë: Vinícius Jr., Kylian (Mbappé), Jude (Bellingham) dhe Rodrygo. Për mua është në rregull nëse ulem në pankinë, duhet të jem i qetë, të jem i qetë dhe të punoj fort”.
Në fakt, në atë ndeshje Endrick shënoi golin e shtatë me fanelën e Realit, në gjithsej 29 ndeshje të luajtura.
