Përballja e platformave në fushatë/ Plaka: Programe të ngjashme, vendimi i sovranit i vlefshëm

Analisti, Armand Plaka në një intervistë në Ora News u shpreh se në këtë fushatë zgjedhore, të dyja programet si të PS ashtu edhe të PD kanë shumë ngjashmëri.

Plaka: Të dyja programet kanë shumë ngjashmëri.

Duket sikur kanë pritur atë momentin e fundit për të goditur njëra tjetrën ose për të kopjuar se çfarë do thotë kundërshtari.

Berisha akuzon Ramën për një lloj tendece që i kanë vjedhur programin.

Duhet të kuptojmë edhe atë se çfarë përmban një fushatë ose parafushatë zgjedhore.

Është e mbytur me premtime por gjithë problemi është se sa do mbahen këto premtime.

Mirëpo në këtë rast në një lloj pozicioni shumë më të vështirë është mazhoranca.

Para se të bëjë premtimet për mandatin e ri duhet të japë llogari për arritjet e mosarritjet e tre mandateve.