FOTO+VIDEO/ Banorët e Tropojës dhe Hasit ngrihen në këmbë: Duam rrugën që e premtojnë për vota e s’e bëjnë kurrë

Për një orë rruga kombëtare Krumë – Qafë-Prush – Gjakovë u bllokua të dielën nga banorët e dy fshatrave të Golajt dhe Hasit.

Me pankarta në duar, ata kërkuan përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, duke kërkuar një rrugë të kalueshme dhe të  sigurt në aksin që lidh 20 fshatra.

FOTO+VIDEO/ Banorët e Tropojës dhe Hasit ngrihen në

Ata paralajmërojnë Bashkinë se nuk do ndalen duke protestuar deri sa të kenë një zgjidhje. 

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse zgjidhjen e kësaj çështjeje që prej vitesh është lënë në harresë duke ngelur vetëm premtime elektorale.