Nesër Fronëzimi i Kryepiskopit Joan/ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton besimtarët të marrin pjesë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me anë të një postimi në “Facebook”, ka ftuar të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Ceremoninë e Fronësimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit.

Ceremonia do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11:00 në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë.

Po ashtu Kisha Orthodhokse bën të ditur se të dielën do të zhvillohet Liturgjia e parë Kryepriftërore e Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë.

Patriarkë dhe klerikë nga e gjithë bota do të vijnë në Tiranë për këtë ngjarje të rëndësishme të Kishës Orthodhokse Autoqefale, besimtarëve, etj.

Ndërsa të dielën, më 30 mars, duke nisur nga ora 08:30, do të mbahet liturgjia e parë Kryepriftërore të Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë. Shërbesat do të zhvillohen në Katedralen "Ngjallja e Krishtit".

Kujtojmë që më 16 mars, Fortlumturia e Tij, Joani, u zgjodh me votë unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, duke pasuar të ndjerin Kryepiskop Anastas. Kryepiskopi, Fortlumturia e tij Joani, pranoi detyrën dhe u zotua për mbrojtjen e interesave të kishës.

Kryepiskopi Joan është një nga figurat që ka kontribuar në ngritjen e Kishës Ortodokse.

I formuar në Amerikë, ai zgjodhi të kthehej në atdhe për të dhënë kontributin e tij me mbështetjen edhe të Kryepiskopit Anastas.

Të dy së bashku vunë themele të rëndësishme dogmatike të rrugës së krishtërimit shqiptar që ka vlera të veçanta në historinë e Krishtërimit.

Njoftimi i plotë:

FRONËZIMI I KRYEPISKOPIT TË TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË, + JOANIT

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë të marrin pjesë:

• të shtunën, më 29 mars 2025, ora 11:00 - në Ceremoninë e Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, +Joanit.

• të dielën, më 30 mars 2025 - në Liturgjinë e parë të Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e Sinodit tonë të Shenjtë dhe shumë delegacioneve nga Kishat e tjera Orthodhokse.

Shërbesat do të zhvillohen në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tiranë.