Cfarë do të ishte Teatri pa kostumografinë?

Cfarë do të ishin aktorët pa artin e fillit me gjilpërën që i qep në trup personazhet e roleve që interpretojnë në skenë?

Cfarë do të ishin autorët, veprat e tyre, drama, komedia, tragjedia, spektakli pa simbolikën e një veshje që e përshtat në epokën o ambientin ku shtrihet ngjarja?

Roma është unike në historinë e saj e në cdo rrugë e shesh gjen dëshmi të rrëfimit të saj jo vetëm si qendër urbano-arkitektonike, metropol modern kryeqytetas, por dhe si Hollyëëod i Teverit, i magjisë së Cinecitta-s, i jetës së Dolce Vitta-s, i Vacanze Romane e divave të kinematografisë.

Në zemër të antikitetit roman, lagjenTrastevere, ndodhet një laborator magjik që mes ngjyrave të pëlhurave, qëndisjesve, modelimeve në letra, zhurmës së makinave qepëse e duarartëve që punojnë, rrëfen historinë e artit made in Italy përtej paserelave të modës e stilistëve të kohës.

Prej aty, kostumet  udhëtojnë në një tjetër lagje romane, më periferike ku pozicionohen deri para se të mbërrijnë në skenat e teatrove e sheshet kinematografike.

Në këtë atelier gjigande lexon; "Rrobaqepsia Teatrale Farani". Është arti i Kostumit Italian, produktet e të cilës kanë bërë historinë e teatrit, kinematografisë e televizionit italian.

Sapo hyn në të, shndërrohesh në një nga personazhet e njëmijë e një netëve.

Shkopinj të hekurt fati kilometrik, kanë krijuar korridore e kate shumëngjyrëshe kostumesh të katalogëzuar sipas kohës, ngjyrave, tipologjisë, autenticitetit, vecantisë e vlerës.

Mbi një stekë të sapo shkarkuar e me dhjetra veshje mbi të, dallon kostumin me pailletes të "Cloëns" të Zeffirelit, realizuar më 1970.

Jacopo Gilone Fanfani, shefi përgjegjës i Rrobaqepsi Farani, tregon se mbi këtë kostum është  kryer një punë unike ku cdo paillet është prerë e qepur me dorë dhe është pozicionuar në mënyrën e formën e kërkuar nga kostumografi, e cdo copë e tij është  lyer për të gjetur ngjyrën më të përshtatshme me skenografinë e regjinë.

"Sapo është kthyer nga një restaurim që i kemi bërë" , thotë ai.

Në këtë atelier janë mbi 100 mijë kostume e cdo njëri me historinë e tij, të aktorit që e ka veshur, të regjizorit, të veprës, të vlerësimeve që ka marrë dhe ato më prestigjoze si Oscar.

Sa është vlera e tyre?

"E pastimueshme, thotë Jacopo. Jemi përpjekur ta bëjmë me kompanitë e sigurimeve por është e pamundur të përcaktosh vlerën e tyre. Cdo kostum ka pas tij një ide, histori e art sa nuk mundesh ta vlerësosh."

"Themeluesi i Farani është Piero Farani i cili më 1962 nisi këtë aktivitet  pasi kish punuar për rreth 5 vite si Drejtor në një tjetër Rrobaqepsi të njohur të epokës, ajo e mjeshtrit Danilo Donati, kostumograf, skenograf e shkrimtar.

Piero e Danilo me një miqësi të lidhur nga rinia janë krijuesit e ekzekutuesit e kostumeve më origjinale e ikonike të teatrit, kinematografisë e spektaklit made in Itali.

Piero Farani origjinar nga Emilia Romagna, spiker radiofonik e apasionuar pas aktrimit mbërrin në Romë në mes viteve '50, me ëndërrën e tij për t'u bërë një yll kinemaje.

"Miqësia e tij me Danilo Donatin e afron me botën e kostumografisë e apasionohet nga gjithcka që kryhet në laboratorin e ku nis të punoj e shpejt bëhet drejtues i tij."

Më 1962 vendos të hap aktivitetit e tij; Rrobaqepsinë Farani e bashkë me Rrobaqpsi Donatin bëhen firmat më të rëndëishme të kostumografisë së veprave teatrale e kinematografike të kohës.

Kostumet e para që realizon Farani, janë për shfaqjen teatrale "Hamleti" me regji të Franco Zeffirellit, më 1963,

Rrobaqepsi Farani ka realizuar kostumet e të gjitha filmave të Pier Paolo Pasolini, kostumet e filmave të vlerësuar me Oscar  si "Romeo e Giuletta" të Franco Zeffirelli, e "Casanova" të Federico Fellinit, apo "Bibla e J. Houdson, "Barbarella e Vadimqindra shfaqjeve teatrale por dhe televizive.

Selia e parë e Farani Rrobaqepsi teatrale ka qënë mjaft pranë strukturës së Radio Televizionit Publik Italian, në rrugën Mazzini, fakt që e lidh në arë epokë dhe për komisionimin e mjaft spektakleve e programave të shoëbizit televiziv.

Në një kthinë të atelierit gjigand gjen një mur plot sirtar druri ku lexon; kapele, shalla, kostume banjo, kravata, vello, të brendshme etj, janë copëza unike që ploësojnë kërkesat e regjizorëve që vejnë në skenë e mbi beze veprat e tyre.

Po ndodh me këto kostume sapo mbaron përformanca e tyre në skenë?

"Kostumet janë në pronësit të Faranit, të gjitha, thotë Jacopo Gilone Fanfani. Sapo mbaron shfaqja e nuk do të jetë më në publik, kostumet vijnë tek ne. Ka ndodhur që regjizorë pas shumë vitesh, rikthejnë për publikun përsëri veprën e tyre e gjejnë tek ne po të njëjtat kostume e ka rastisur që kemi veshur po të njëjtin aktorë o aktore që e ka veshur për herë të parë."

Po cfarë ka speciale kjo rrobaqepsi historike romane?

"Pëlhurat, modelimi, punimi, profesionalzimi, detajet, arti e përsiatja me projektin, pra shfaqjen që kemi marrë në ngarkim, ka bërë speciale historinë tonë, thoitë Jacopo, nuk mund të prodhosh kostume për epokën e '600 e '700 e t'i qepësh me makinë qepëse, Cdo kopse, jakë, bordurë e veshjes punohet me dorë për të treguar autencitetin e kohës që rrëfen vepra, nëse ndodh e kundërta humbet vlera e besueshmëria e saj."

Kostumet e Farani-t kanë revolucionuar modelet klasike të epokës, me forma e materiale të pazakonshme si veshje skulptura të realizuara me letra, pëlhurë të djegur, kordonë, tapete, plastikë e metal.

Janë rreth 100 mijë kostume që kanë veshur po aq personazhe që kanë qeshur, ëndërruar, qarë e rrëfyer në skena bashkë me qindra ndoshta milionë të tjerë të apasionuar pas teatrit e kinemasë e që mjafton një veshje dhe identifikojnë filmin e regjizori që e ka realizuar.

Piero Farani, themeluesi i saj ndërroi jetë më 1997 e prej atij viti Luigi Piçolo, bashkëpunëtori i tij prej viteve '80 është drejtuesi i Farani- Rrobaqepsi Teatrale.