'15 ditë prilli', Dervishi: Është dashur një punë përgatitore goxha e gjatë për shfaqjen
Regjisorja, Driada Dervishi e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tregoi për realizimin e shfaqjes ‘’15 ditë prilli’’.
Dervishi: Besoj se që në momentin që Anisa më ka dhuruar romanin ‘’15 ditë prilli’’, ishim në fakt duke folur për promovimin e një libri ‘’Shtëpia te Selvia’’ me të cilën organizuam një performancë shumë të veçantë dhe aty filluan bisedat e para për të ndërtuar dhe për të sjellë një shfaqje teatrale të bazuar në roman.
Sigurisht që është dashur një punë përgatitore goxha e gjatë.
Ajo që mund të them që më ka ndihmuar në zbërthimin tim skenik dhe dramaturgjik është ndodha vetë titulli.
‘’15 ditë prilli’’ duke u fokusuar tek 15 ditët e fundit të rënies së sistemit komunist.
15 ditë në fakt që nisin me 1 prill dhe përdundojnë me 15 prill, ditën në fakt kur është varrosur edhe ish-diktatori i sistemit komunist.
