Hoxhë Ferid Piku: Bujaria dhe vakëfi, vlera që mbeten ndër breza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 18:02
I ftuar në emisionin Kjo është Koha, në Ora News, hoxhë Ferid Piku u shpreh se lënia e një vakëfi është një mënyrë për t'u kujtuar nga brezat pasardhës përmes lutjeve. Ai theksoi rëndësinë e përdorimit të pasurisë në mënyrë të drejtë dhe të dobishme, duke mos e shpërdoruar atë për të keq, por duke e vënë në shërbim të komunitetit.
"Sakrifica dhe bujaria janë vlera që Ramazani na mëson," tha hoxha, duke nënvizuar se vakëfi dikur ishte një sadaka e veçantë, e lënë për shërbime publike, në të mirë të qytetarëve. Ai shtoi se tradita e vakëfit duhet të ruhet edhe sot, pasi është një formë e përjetshme e bamirësisë, e cila mbetet si një gjurmë e mirë për brezat që vijnë.