Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë të dielën kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Komunitetit Mysliman thekson se falja e namazit do të bëhet në sheshin ‘Skënderbej” në orën 06:45:

Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas faljes, besimtarët shkëmbejnë vizita dhe urojnë njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në “???????????????????????????? ????????????̈????????????????????????????”, Tiranë.

Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30  qëndrojmë në namaz.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!