Al-Hilal nuk heq dorë nga Barrella! Klubi arab ka gati një ofertë marramendëse për mesfushorin e Interit

Al-Hilal kërkon me çdo kusht shërbimet e yllit të Serisë A, Nicolo Barrela. Mediet Italiane shkruajnë se klubi arab pritet ti ofrojë një ofertë me një pagë prej 140 milionë eurosh për katër vite. Megjithatë, shanset që Barrella të largohet nga zikaltërit janë të ulëta, pasi ai edhe në janar refuzoi kontratën

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Hilal, nuk heq dorë nga synimi i tij, për të afruar në skuadër mesfushorin e Interit, Nicolò Barella.

Pas refuzimit të ofertës së janarit, tashmë drejt tij pritet të një tjetër propozim por me rritje të ndjeshme të të ardhurave.

Mediet italiane shkruajnë se drejtuesit arab po mendojnë një ofertë joshëse në merkaton e verës për yllin e Serisë A duke i dhënë një pagë prej 140 milionë eurosh për katër vite.

Megjithatë ende nuk ka asnjë sinjal për një marrëveshje të mundshme. Deri më tani 28-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar karrierën me ekipin e Interit, ndërsa në janar refuzoi ofertën me 18 milionë pagë në sezon. Ai rinovoi kontratën me Interin vitin e kaluar, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029

Këto lëvizje të tyre vijnë para kompeticionit të rëndësishëm siç është Kupa e Botës për klube dhe duket se trajneri Jorge Jesus kërkon të përforcojë skuadrën, për ta pasur atë sa më konkurruese, përballë gjigantëve të tjerë evropianë e botëror.

Nëse Barella do të pranonte ofertën e klubit arab, do të bëhej futbollisti italian më i paguar në histori. Aktualisht nëj rekord të tillë e mban Graziano Pellé, i cili pranoi një ofertë e ardhur nga Kina për 15 milionë euro në vit.