''Të lobosh për kauza të caktuara është si të merresh me politikë'', Vata: Ja pse e pranova propozimin e PS
Mirgit Vata, Kandidat i PS në Tiranë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se të lobosh për kauza të caktuara është si të merresh me politikë.
Vata: Unë kam patur një goxha angazhim në shoqërinë civile dhe kryesisht me profesionin e punës sociale për ta rregulluar si profesion dhe sigurisht që kur ti angazhohesh për kauza sociale të caktuara sigurisht që punon me politika.
Dhe njëfarë mënyre është edhe të lobosh për kauza të caktuara është një mënyrë se si ti merresh me politikë, pra të përmirësosh legjislacionin, të bësh pjesë në strategji të ndryshme të cilat kanë si focus shërbimet sociale, të lobosh për profesionin, është një formë politike.
Dhe mendoj se në këto momente kishte ardhur koha për të ndërmarrë një angazhim tjetër, pra jo në mënyrë jo të drejtpërdrejta angazhimin politik por tani kishte ardhur që të angazhohem në politikë.
Dhe duke menduar se këto kauza kanë nevojë që të përfaqësohen edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të jetë një zë i cili mund të përcjellë në mënyrë direkte çdo element që ka të bëjë me përmirësimin e shërbimeve sociale, në kauzat për të drejtat e fëmijëve.
Sigurisht edhe nga diskutimi që kemi patur me PS dhe nga mënyra se si erdhi edhe ky propozim për tu përfshirë dhe unë thashë pse jo.
