Figurat e reja në lista/ Xhaferri: Si PD ashtu edhe PS kanë bërë rigjenerim të barabartë
Besart Xhaferri, Kryetar i FRPD dhe Kandidat i PD në Tiranë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse bëhet balanca për figurat e reja në lista si PD ashtu edhe PS kanë bërë një rigjenerim të barabartë dhe normal.
Xhaferri: Unë mendoj se është më e lehtë të bësh opozitë për ata që nuk duan që të punojnë e kontribuojnë për vendin.
Të bësh opozitë është kontribut i madh.
Denoncimi duhet të ekzistojë në çdo lloj sistemi demokratik sepse e mban edhe personin që është në pushtet më në tension, më të ingranuar për të respektuar premtimet e tij elektorale, më të ingranuar për të respektuar ligjin, më të ingranuar për ti shërbyer qytetarit.
Dhe e tillë është krijuar demokracia.
Si të bësh opozitë por edhe si të qeverisësh për mua janë dy shërbime publike shumë të rëndësishme.
Qytetari do vlerësojë më pas se sa mirë ato bëhen.
Sa mirë bëhen nga opozita dhe sa mirë bëhen po ashtu edhe nga qeveria në premtimet që bëjnë.
Nëse bën atë balancën si PD figurat e reja që kanë futur si PS them që është një rigjenerim i barabartë, normal që duhet ta ketë çdo forcë politike.
Dhe jo ndonjë gjë e jashtëzakonshme që mund të ketë bërë PS.
