Makina merr flakë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ja çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 17:47
Një automjet tip “BMW” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht pasditen e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku automjeti drejtohej nga shtetasi N. G., 31 vjeç, banues në Fier.
Fatmirësisht, nga incidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të sakta të rënies së zjarrit.
