Çudira shqiptare, klubi i Kategorisë së Parë do luajë me vetëm 11 lojtarë në dispozicion

Çudirat shqiptare nuk kanë fund! Diçka absurde këtë herë vjen nga Kategoria e Parë.

Valbona është e detyruar të luajë vetëm me 11 lojtarë deri në fund të sezonit kjo pasi klubit i janë larguar shumë futbollistë dhe pjesë e ekipit kanë mbetur vetëm 11 lojtarë.

Kur duhen edhe katër javë nga mbyllja e sezonit në Kategorinë e Parë, ekipi tropojan është i detyruar të luajë vetëm me 11 lojtarë.

Nuk dihet si do të veprohet në rast dëmtimesh ose ndëshkimesh me të kuq.

Kujtojmë se Valbona e ka thuajse të sigurt biletën për në Kategorinë e Dytë, pasi në lojë e mban vetëm matematika.