Marcelo Bielsa nuk u ndahet polemikave, largon dy lojtarë të Uruguait nga grumbullimi

Uruguai humbi me rezultatin 0-1 ndaj Argjentinës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara.

Argjentinasit fituan në tokën uruguaiane dhe e rritën në gjashtë pikë epërsinë në krye të renditjes.

Pas ndeshjes, një situatë e tensionuar shpërtheu në dhomat e zhveshjes, me trajneri Marcelo Bielsa që largoi disa lojtarë nga grumbullimi për ndeshjen e së martës ndaj Bolivisë.

Sipas ‘TyC Sports’, Nicolás de la Cruz u përfshi në një debat të ashpër me Jorge Giordano-n, drejtor i ekipeve kombëtare të Federatës Uruguaiane të Futbollit.

Edhe De Arrascaeta raportohet se ka shprehur pakënaqësi.

Si pasojë, të dy lojtarët nuk u përfshinë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Bolivisë, ashtu si edhe Marcelo Saracchi dhe ish-lojtari i Famalicão-s, Puma Rodríguez.

Megjithatë, mungesat e dy të fundit lidhen me arsye thjesht sportive, sipas ‘TyC Sports’.