Kupa e Botës/ Skiatorja shqiptare Lara Colturi renditet e 5-ta në sllallomin gjigant në Amerikë

Në pistën amerikane të Saint Valley, u zhvillua sot gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski alpine, ajo e sllallomit gjigant.

Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja kuqezi Lara Colturi.

Ajo bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke u klasifikuar në vendin e 5-të, duke dhënë një tjetër rezultat të mirë në një sezon ku gjithnjë e më shumë po bëhet protagoniste.

Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e pesta me kohën 1’06”06, ndërsa në zbritjen e dytë koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 1’06”49, duke ruajtur pozicionin.

Kështu, pas dy zbritjeve, Lara Colturi u klasifikua në vendin e pestë, me kohën e përgjithshme 2’12”55.

Një paraqitje pozitive e skiatores 18-vjeçare, që garon si e barabartë me rivalet e saj.