Horner, kundër Verstappen-it: McLaren nuk është aq para sa duket
CEO-ja e Red Bull-it, Christian Horner, nuk është dakord me deklaratën e pilotit të tij dhe katër herë kampionit botëror, Max Verstappen, se në Kinë ai drejtoi makinën e katërt më të shpejtë.
Britaniku e mbështeti qëndrimin e tij me të dhëna, duke siguruar se Red Bull nuk është aq prapa këtë sezon.
"Në Shangai ishim vetëm 0.17 sekonda larg ‘pole position’-it. Në gjysmën e dytë të garës, patëm të njëjtin ritëm si McLaren.
E dimë që duhet të përmirësojmë makinën tonë dhe kemi një plan zhvillimi, ku duhet të rrisim ritmin dhe të ushtrojmë presion ndaj McLaren-it.
Ata nuk janë aq përpara sa duket," – tha Horner.
Kur iu kërkua të komentonte konkretisht deklaratën e Verstappen-it, se Red Bull ishte skuadra e katërt për nga performanca, Horner zgjodhi më shumë të lavdëronte përpjekjet e kampionit botëror në garën e Shangait.
"Vlerësimi i performancës varet nga gara specifike.
McLaren ishte më e shpejta në Kinë, fitoi dy garat e para dhe janë ata që duhet të mposhtim," – shtoi Horner.
"Max po punon jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të pabesueshme.
Ai ka bërë gjithçka të mundshme për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë kërkon nga makina, në mënyrë që të gjejmë më shumë ritëm.
Kemi shumë informacion nga pilotët. Gjysma e dytë e garës ishte shumë më premtuese, deri në xhiron e fundit ishim shumë konkurrues."
