Propagandë burgu/ “Hajdut i popullit” - Veliajn nuk e do askush, komentuesit i kthehen: Aty të kalbesh…
Pasditen e sotme, kryebashkiaku i arrestuar dhe ne hetim për disa vepra të rënda Erion Veliaj edhe pse në qeli, vijon propagandën duke publikuar disa foto nga gjimnazi "Sami Frashëri" ku thotë se, është një nga 48 shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë.
Por sado propagandë të bëjë Veliaj, nuk iu hedh dot hi syve qytetarëve të cilët në rrjetet sociale e kanë "masakruar".
Komentuesit e konsiderojnë Veliajn hajdut i popullit dhe se e meriton të kalbet në burg për vjedhje.
Po ashtu i kujtojnë se shkollat apo investimet nuk i ka bërë me lekët e tij por me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Përmes komenteve qytetarët i kanë përplasur në fytyrë Veliaj, faktin se është burg për vjedhje dhe se e ka vendin aty.
Për më tepër shihni disa nga komentetet e marra nga postimi i fundit i Veliajt, pasi siç ndodh shpesh kujdeset që komentet negative t’i fshijë. / CNA





