''Rezultatin që morën me Lulin, PD nuk e arrin më'', Rama: Kur thërret 'o Rame', duket sikur e ka marrë malli

Kryeministri Edi Ram i cili zhvilloi sot një takim me qytetarët e Lezhës, tha se PS-së mund ta mundë vetëm nëne del ndonjë parti e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“PS mund ta mundin vetëm kur të bëhet ndonjë parti me Inteligjencë Artificiale, pa deputetë realë të jenë të gjithë të prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Edhe parlamenti me inteligjencë artificiale se me deputetët realë me këta që na dalin përballë është edhe içik si siklet që të përballesh”, tha Rama.

Rama foli ndër të tjera edhe për Lulzim Bashën.

Ai tha se Basha është më i miri i demokratëve dhe se demokratë sipas tij nuk do të kenë më një si Luli për ti dhënë atyre rezultate të mira si ato të 2021.

Rama u shpreh se rezultatin që mori Basha, PD nuk e arrin më.