“Lëre fanellën me logon e Kënetës, voto 5”, Rama thirrje votuesve: Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 14:16
Përmes një postimi në facebook, kryesocialisti Rama kërkon votën e shqiptarëve për Shqipërinë në BE.
"VOTO 5 Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe ti skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës.”- shkruan Rama.