Agim Nesho: Kur mungojnë idetë, politika kthehet në spektakë. Fushata po kthehet në një “tallava” të dytë

Kjo e 2025 do të jetë ndoshta një nga fushatat më interesante nga pikëpamja mediatike. DO të jetë fushata e rrjeteve sociale, e videove humoristike më shumë sesa politike pavarësisht mbylljes së Tiktokut.

Ajo që nisi si një lojë katile përgjigjesjh virale mes kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës po shndërrohet në një trend edhe me forcat e tjera, veçanërisht me partinë demokratike.

Videot e fundit të Sali Berishës nuk lënë vend për dyshime. Kreu demokrat mesa duket nuk ka ndërmend të ngelet pas rivalit politik kur bëhet fjalë për të fituar votën e të rinjve apo për të kapur vëmendjen e tyre. 

Çfarë po ndodh ndërkaq me kampet e mëdha politike 47 ditë para zgjedhjeve? Si po përpiqen partitë e mëdha të fitojnë elektorat apo të mbajnë forcë së paku të 2021? Si do të ndikojnë dosjet e nxehta të SPAK-ut në orientimin e votës dhe a do të ketë kosto arrestimi i kryebashkiakut Veliaj?

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte ish-diplomati Agim Nesho.

"Mendoj që politika shfaqet nga veprimet, nga gjërat që kërkon të realizojë. Njerëzit duhet të tregohen sa më normal me këtë gjë. Ne kemi mundësinë që kemi zotin Rama që e ka provuar që në rininë e tij me ato daljet lakuriq në plazhe kështu që e kupton që bëhet atraktiv në këto gjëra, është tipi njeriut që e pëlqen, i pëlqen që të duket. Ai e pranon vetë, edhe në kontaktet me njerëzit kryesor kërkon që në momentin e parë të bie në sy që ta mbajnë mend, është një nga mënyrat e tiuj.

Unë dua të them që artin e propagandës dhe të lobingut të kësaj e njeh shumë mirë.

Në këtë rast mua më duket shumë qesharak. Kur nuk jam me humor e shikoj këtë debatin e tyre.

Mua më duket jo vetëm qesharake por si një plotësim i mungesës së një programi normal që Shqipëria ka nevojë. 

Kjo tregon dy gjëra. E para: Nuk ke ide, këtë e ka treguar me kohë. Dhe e dyta kërkon ta mbushi me këtë gjë për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë plotësimin e programit të munguar. E thatë dhe vetë që është një tallava e dytë", u shpreh Nesho.