''Kemi 2-3 fushata që bëjmë vetëm tallava'', Bala: Në Shqipëri nuk votohet pro, por kundër dikujt

Gazetari, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ne kemi një traditë tashmë të konsoliduar në Shqipëri ku i ftojmë njerëzit që të votojnë kundër dikujt dhe jo pro.

Bala: Teknikisht nëse do bëhet një referencë mbi praktikën aktuale të komunikimit që ne kemi tashmë të kornizuar në Shqipëri ne kemi normalisht një lloj inflacioni të imazhit të lidershipit.

Dhe kjo na ka spikatur, inflacioni i imazhit të lidershipit ka qenë gjithmonë aty.

Fushata në këtë fazën e parë duhej të fillonte dhe kishin shansin liderat në një farë mënyre të fillonin të spikasnin njerëzit që po afrojnë për zgjedhje përpara se të fillojnë me diskutimin se pse duhen zgjedhur këto njerëz dhe të bënin të ditur se kë po zgjedhin.

Por nuk ndodh kështu, ndodh që fushata nuk po ndërton një ‘patern’ të ri.

Nuk po përpiqet madje të riorientojë publikun as në kuptimin e zgjedhjes.

Ne kemi një traditë në Shqipëri tashmë të konsoliduar.

Nuk votohet pro, votohet kundër.

Ne i ftojmë njerëzit që të votojnë kundër dikujt jo pro dikujt.

Kjo gjëja me këtë lloj praktike vetëm fuqizohet.

Nëse dikur ishte serioze voto kundër këtij sepse është kundër kësaj, tani është voto kundër këtij se është qesharak.

Ne kemi nja 2-3 fushata që bëjmë vetëm tallava.