Bido i përgjigjet Belerit: Nuk ka ardhur në gjyq, po bën spektaklin e radhës sapo mori vesh që do të kandidoj

Kandidati i PS-së dhe drejtuesi i Arkivave, Ardit Bido ka reaguar lidhur me padinë që ka bërë Fredi Beleri kundrejt tij për shpifje.

Bido shkruan se Fredi Beleri ishte “zhdukur” nga Tirana prej rreth 1 viti e gjysmë dhe se gjatë gjithë kësaj kohe, nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore – as për padinë që i ka bërë ai për shpifje, as për atë që ka bërë ai ndaj tij.

Bido: E vërteta nuk ka frikë nga fushatat. Fredi Beleri ishte “zhdukur” nga Tirana prej rreth 1 viti e gjysmë. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore – as për padinë që i kam bërë unë për shpifje, as për atë që ka bërë ai ndaj meje.

Por sapo mori vesh se unë kandidoj për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë, u shfaq papritur në Tiranë për të bërë shoë-n e radhës.

Ne do të shihemi në gjyq, dhe është mëse e sigurt që ai do ta humbasë dhe është mëse e sigurt që do të dënohet për shpifje. E vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale – e vërteta është e tillë, sepse është!

Unë jam Ardit Bido. Kam pasur qëndrimet e mia, kam qëndrimet e mia dhe do të kem gjithmonë qëndrime të lidhura me të vërtetën. Mirupafshim, Fredi!