Çfarë ua prish lumturinë shqiptarëve? Sociologia rendit shkaqet, Simo: Ne nuk kemi ende as gjërat bazike
Javën e kaluar një raport interesant u publikua në Ditën Botërore të Lumturisë, ku popullsia në Shqipëri rezulton të jetë larg përjetimit të lumturisë.
Sipas raportit më të fundit rezulton se shqiptarët janë më të palumturit në rajon, ku dhe Kosova është më e lumtur se ne.
Për të kuptuar më shumë mbi arsyet se pse shqiptarët futen tek popujt më të palumtur në një intervistë për “Ora News” ishte e ftuar sociologia Marsi Simo, e cila renditi shkaqet që ndikojnë tek lumturia.
“Finlanda renditet e para për të tetin vit radhazi dhe kjo për shkak se është një vend që ka punuar shumë për këtë situatë.
Dhe në krahasim me shqiptarët e Shqipërisë, lumturia e shqiptarëve të Kosovës lidhet më së shumti me çështjen e atdhedashurisë dhe mënyrës së të konceptuarit të shtetit.
Ndërsa tek ne, nuk kemi ende gjërat bazike siç janë shëndetësia, arsimi apo edhe ekonomia si dhe ato kulturore.
Dhe po ashtu, atdhedashuria është një element nga i cili ne si shqiptarë jemi larguar nga përjetimi i një koncepti të tillë”, u shpreh ndër të tjera, sociologia Marsi Simo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MARSI SIMON, SOCIOLOGE


