TEKNOLOGJIA PËRMIRËSON JETËN! Nxënësit nga Bulqiza projekt për energjinë e sigurinë në shkolla
Nxënësit e një shkolle në Bulqizë kanë ndërtuar një projekt për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore përmes teknologjisë së detektimit të metaleve. Ata, gjithashtu, ndërgjegjësojnë për mbrojtjen e natyrës dhe përdorimin e energjisë së pastër.
Nxënësit e Shkollës "Arberia" në Bulqizë kanë realizuar një projekt të avancuar për të kthyer energjinë e erës në elektricitet si dhe për të detektuar metalet, me qëllimin që të parandalohet mbajtja e materialeve metalike në shkollë.
Ky projekt ka si objektiv ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e kushteve të jetesës.
Nxënësit e shkollës “Arbëria” në Bulqizë kanë realizuar një projekt me ku kanë kthyer energjinë e erës në elektricitet, e po të njëjtën teknologji e kanë përdorur për detektimin e metalit.
Qëllimi është që asnjë individ të mos marrë materiale metalike.
Bashkëpunimi i ngushtë i tyre me mësuesit rrit shanset për punësim në fushat e energjisë dhe teknologjisë.
Nxënësit thonë se ky projekt ka si qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e kushteve të jetesës.
Sfida Kombëtare e Kodimit, organizuar nga Programi Rrugë Alternative i British Council në Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë Britanike është një kurorëzim i një përpjekje disa mujore për aftësimin e të rinjve dhe promovimin e talentit dhe krijimtarisë së nxënësve në Veriun e Shqipërisë nëpërmjet ngritjes se Klubeve te Kodimit dhe trajnimit të mësuesve dhe nxënësve për përdorimin e pajisjeve micro: bit.

