Hoxha Mara: Çdo adhurim mbart simbolikën e nënshtrimit ndaj Krijuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 18:02
Hoxha Gentian Mara i ftuar në emisionin ‘’Kjo është Koha’’ në Ora News u shpreh se çdo adhurim mbart simbolikën e nënshtrimit ndaj Krijuesit.
Mara: Çdo adhurim në Islam mbart në vetvete atë simbolikën e tij.
Ashtu sikurse e mbart edhe Agjërimi nga fillimi deri në fund.
Simbolikën e bindjes dhe nënshtrimit ndaj Krijuesit se një veprim të tillë nuk mund ta bësh vetëm se kur dëshiron të tregosh bindje dhe nënshtrim ndaj Krijuesit.
Njeriu i cili është i bindur dhe i nënshtruar ndaj Krijuesit do të thotë se ka njohur veten e tij.
Dhe ai i cili nuk dëshiron që në jetën e tij të ketë krijues ky nuk e ka njohur veten e tij.
