Mjeshtri i 11 çmimeve “Guinness” rrëfen dashurinë për krijimin e mozaikëve: Gjithçka nisi në 2006-ën
Mjeshtri i mozaikëve, fitues i 11 çmimeve “Guinness”, Saimir Strati ishte i ftuar në një intervistë në “Ora News”, ku së bashku me bashkëshorten e tij Aurora rrëfeu emocionet dhe projektet e tij për krijimin e mozaikëve.
“Në vitin 2006 krijova portretin e Leonardo Da Vinçit me gozhdë, pastaj ishte një kalë dedikuar Antonio Gaudisë, një arkitekt spanjoll, i famshëm për mozaikët e tij dhe njeriu që krijoi mozaikun modern, me 1.5 milionë kunja dhëmbësh.
Dhe të gjitha këto krijime kanë qenë kategori të reja për Librin “Guinness”, që do të thotë që nuk kanë qenë më parë.
Në një farë mënyrë kthehet në modë dhe në një kohë kur të gjithë artistët ishin pushim, por kjo është çështje talenti dhe këtë e kam kuptuar shumë herët.
Unë isha i pari që e kam futur Shqipërinë në rekordet “Guinness”, tentativa mund të ketë pasur, por ata në Londër janë shumë konservatorë.
Pasi janë 11 rekorde, ku 8 prej tyre janë kategori të reja. i vetmi vlerësim dhe mbështetje ka qenë familja dhe bashkëshortja. Edhe në Shqipëri më mbështesin dhe më duartrokasin ata që zbresin nga karrigia, pasi ata në pushtet nuk është se ndjehen”, u shpreh ndër të tjera Saimir Strati.
Ndërkaq, bashkëshortja e tij, Aurora u shpreh se nuk e ka kursyer mbështetjen e saj për Saimirin dhe vit pas viti, pasi emocionit të rekordit të parë, nuk ka më bukur kur historia përsëritet.
“Dhe kjo të bën të ndihesh mirë kur je në krah të një artisti të këtij kalibri”, u shpreh Aurora.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË


