Montella: Rezultat fantastik, Hungaria nuk kishte humbur për tre vjet në shtëpi

Vincenzo Montella, trajneri i Turqisë, foli për fitoren 3-0 ndaj Hungarisë: "Jam vërtet krenar për lojtarët e mi. Që nga fillimi deri në fund të ndeshjes ata luftuan të gjithë.

Prandaj kemi një ekip special. Sigurisht që duam të vazhdojmë kështu. Nëse nuk gaboj, përballë kishim një Hungari që nuk kishte humbur për 10 ndeshje prej 3 vitesh."

"Promovimi? Në fakt ka qenë një objektiv që kur kam ardhur për herë të parë këtu. Prandaj është krenari për të gjithë ne që shkojmë në Ligën A. Kemi një grup shumë premtues, mendoj për të tashmen, por mendoj edhe për të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me punën e bërë nga të gjithë."