VIDEO/ Muriqi i papërmbajtshëm ndaj Islandës, shënon tre gola. Kosova ngjitet në Ligën B
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 20:09
Kosova ka arritur objektivin e saj në Ligën e Kombeve, teksa ka mundur Islandën në ndeshjen play-off dhe është ngjitur në Ligën B.
Një sukses që ka ardhur falë aftësive të Vedat Muriqit, i papërmbajtshëm në ndeshjen e sotme.
Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, Kosova duhej të administronte rezultatin, por sot pësoi gol pas vetëm 2 minutash lojë.
Për të zgjidhur gjithçka mendoi Muriqi, i cili nuk kontrollohej dot nga mbrojtësit kundërshtarë.
Ai shënoi tre gola për “Dardanët” si dhe solli daljen me karton të kuq të Gunarson, duke qenë protagonisti absolut i kualifikimit të Kosovës për në Ligën B në edicionin e ardhshëm.
VIDEO:
https://streamin.one/v/83500ce7
https://streamin.one/v/241599e5
https://streamin.one/v/8ef42f9c
