''E mbivlerësuam pak kundërshtarin'', Marku: Kombëtarja bëri lojë të mirë në ''Wembley''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 21:48
Modelja, Arta Marku e ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se është mbivlerësuar pak Anglia por Kombëtarja edhe pse kishte përballë një kundërshtar të fortë bëri një lojë të mirë.
Marku: Të them të drejtën prisja më mirë.
Mendoj se e kemi mbivlerësuar pak kundërshtarin dhe kjo ka bërë që të ulen pak shpresat e lojtarëve tonë.
Duke pasur parasysh që kishim një kundërshtar të fortë, mendoj se ishte një lojë e mirë.
Edhe pse pritej pak më shumë me pasimet me mbajtjen e topit, mendoj se kanë bërë mirë, jo keq.
