''Luftën e kemi me Serbinë, Letoninë e Andorrën'', Bakaj: Kombëtarja në pjesën e dytë ndaj Anglisë pati gjëra pozitive

Menaxheri i futbollit, Edvan Bakaj i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se në pjesën e dytë ndaj Anglisë, kishte shumë gjëra pozitive për Kombëtaren shqiptare.

Bakaj: Mendoj se duhet ta shohim pak me më pozitivitet sepse duke u nisur edhe nga Anglia se çfarë është mendoj se pjesa e parë ishte ajo strategji e zgjedhur nga trajneri.

Vetë ekipi vetë stadiumi të fut në një lloj presioni që ti detyrimisht tërhiqesh mbrapa.

Unë mendoj se në pjesën e dytë pati shumë gjëra pozitive.

Mendoj se kjo Kombëtare ka mundësi për më shumë.

Ne luftën e kemi me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën nuk e kemi me Anglinë.