''Shqiptarët dinë të bëjnë tifozllëk'', Zeka: Kombëtarja e mirëvendosur ndaj Anglisë deri në momentin e golit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 21:12
Specialisti i futbollit, Xhevdet Zeka i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se kombëtarja ishte e mirëvendosur ndaj Anglisë deri në momentin e golit.
Zeka: Natyrisht në një stadium mitik ndaj një skuadre të mrekullueshme.
Një skuadër e mirëvendosur deri tek goli por me një kundërshtar i cili të merr frymën.
Tashmë jo vetën në futbollin fizik që është në Premier League por të merr frymën falë talenteve që ka.
Shqiptarët të njëjtën gjë treguan edhe në Angli, që shqiptarët nuk janë shqiptarët e shpive të barit, që nuk janë skifterët e Londrës, që shqiptarët janë paqësorë kur shkojnë në vende të tjera.
Dinë të bëjnë tifozllëk qytetar.
