Lezhë/ Qytetarit i djegin 2 makina në banesë, policia nis kërkimet për autorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 13:15
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në polici djegien e 2 automjeteve në oborrin e banesës së tij.
Sipas komunikatës së policisë, shtetasi me iniciale L. V., 64 vjeç, ka njoftuar policinë se ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së tij.
Si pasojë e zjarrit, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po punon për sqarimin rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.