Operacioni “Spring” në Durrës, sekuestrohen 3.5 kg kanabis sativa. Në pranga 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 10:40
Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion në kuadër të operacionit “Spring”.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 3.5 kg kanabis sativa, që shtetasi Haxhi Çela ja kishte blerë shtetasve Ardis Kraja dhe Gerald Kuqi.
Policia njofton se janë vënë në pranaga shtetasit Gerald Kuqi dhe Ardis Kraja që i kishin shitur lëndën narkotike shtetasit Haxhi Çela.